Volkswagen Golf është duke bërë gati versionin R Estate, të cilin pritet ta lansojë në fund të këtij viti, i cili është spiunuar gjatë testimit në rrugë, transmeton koha.net.
Tiparet që mund të vërehen janë disa forma të ndryshme nga modelet e mëparshme në drita, të cilat si duket do të kenë teknologjinë e re me LED.
Golf R i ri pritet të ketë disa përditësime edhe në interier, por nuk pritet ndonjë revolucion në të.
Golf R pritet të ketë motorin 2.0 litërsh turbocharged me benzinë, i cili prodhon 296 kuaj fuqi, transmeton koha.net.
Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 5.1 sekonda, ndërsa çmimi i tij fillon nga 37 mijë euro.





0 comments:
Post a Comment