Pas lançimit të smartfonit të saj më të ri iPhone 7, kompania Apple sot do të bëjë përditësimin zyrtarë të sistemit operativ iOS 10
Ju do të mund ta shkarkoni sistemin më të ri të Apple nepër paisjet e juaja sot pas orës 13:00.
Modeli më i vjetër i smartfonit që mund ta përdorë sistemin e ri operativ është iPhone 5. Gjithashtu iOS 10 bën për paisje më të reja se: iPad Air ose iPad Pro, iPad mini 2, iPod touch brezi 6.
Kështu që nëse ju keni një iPhone apo paisje më të vjetër sesa ato që i cekëm më lartë, atëherë nuk do të mund ta përdorni sistemin iOS 10, transmeton lajmi.net
Ky sistem është përshkruar si sistemi operativ më i avancuar për momentin.

0 comments:
Post a Comment